Qëllimi i mësimit:

Të njihemi me organizimin e brendshëm të një hoteli dhe të kuptojmë si bashkëpunojnë departamentet për të ofruar një shërbim cilësor ndaj klientit.

1. Organizimi i hotelit

Hoteli funksionon si një organizatë me disa departamente të ndara, ku secili ka rolin dhe përgjegjësitë e veta. Bashkëpunimi dhe komunikimi i mirë midis këtyre departamenteve është thelbësor për suksesin e përgjithshëm të hotelit.

2. Departamentet kryesore të një hoteli

1. Recepsioni (Front Office)
  • Përgjegjës për pritjen e klientëve (check-in/check-out)
  • Jep informacione, menaxhon rezervimet dhe kërkesat e mysafirëve
  • Bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet tjera
2. Pastrimi dhe mirëmbajtja e dhomave (Housekeeping)
  • Kujdeset për pastrimin dhe rregullsinë e dhomave
  • Kontrollon gjendjen e ambienteve të hotelit
  • Njofton recepsionin kur një dhomë është gati për mysafir
3. Menaxhimi (Management/Administration)
  • Merr vendime strategjike për hotelin
  • Menaxhon stafin, buxhetin dhe marketingun
  • Siguron që të gjitha departamentet funksionojnë mirë
4. Shërbimet ushqimore (Food & Beverage)
  • Restoranti, bari, dhoma e mëngjesit
  • Përgatitja dhe shërbimi i ushqimeve dhe pijeve
  • Mund të përfshijë edhe shërbimin në dhomë (room service)
5. Departamenti teknik dhe mirëmbajtja (Maintenance)
  • Rregullon pajisjet dhe infrastrukturën
  • Ndihmon në raste defektesh ose probleme me sistemet (ujë, drita, etj.)
6. Siguria (Security)
  • Kujdeset për sigurinë e mysafirëve dhe stafit
  • Monitoron ambientet e hotelit
  • Reagon në raste emergjente
7. Departamenti i financave dhe kontabilitetit
  • Menaxhon pagesat, faturat dhe bilancet financiare
  • Përcjell rezervimet dhe pagesat e klientëve

3. Roli i bashkëpunimit ndërdepartamental

  • Një recepsionist duhet të dijë me kë të kontaktojë në raste të ndryshme (p.sh. pastrimi kur dhoma nuk është gati, mirëmbajtja kur ka defekt në dhomë).
  • Komunikimi i qartë dhe i shpejtë ndihmon në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe knaqësinë e klientëve.

Ushtrim praktik:

Imagjino që një mysafir ankohet se nuk ka ujë të ngrohtë në dhomë.

  • Cilin departament do të njoftosh?
  • Si do ta informosh mysafirin?