Ky kurs është i dizajnuar për individë dhe biznese që operojnë në industrinë e turizmit dhe dëshirojnë të rrisin vizibilitetin, rezervimet dhe të ardhurat përmes strategjive moderne të marketingut.
Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit do të mësojnë si të promovojnë vila me qira, hotele, guida turistike, restorante dhe përvoja turistike duke përdorur kanalet më efektive si rrjetet sociale, Google, platformat e rezervimeve dhe marketingu me përmbajtje.
Fokusi është praktik: nga krijimi i ofertës sërheqëse, deri tek ndërtimi i një strategjie të plotë marketingu që sjell klientë realë.
Çfarë përfiton nga ky kurs?
- Aftësi praktike për të rritur rezervimet
- Strategji konkrete për marketing në turizëm
- Ide për përmbajtje që shet
- Njohuri për platformat kryesore të industrisë
- Plan të gatshëm për biznesin tënd
Përmbajtja e Kursit
🔹 Moduli 1: Hyrje në Marketingun e Turizmit
- Çfarë është marketingu në turizëm
- Sjellja e turistëve modern
- Llojet e klientëve (familjarë, çifte, grupe, aventurierë)
- Trendet aktuale në turizëm
🔹 Moduli 2: Ndërtimi i Ofertës Turistike
- Si të krijosh një ofertë tërheqëse (villa, hotel, eksperiencë)
- Diferencimi nga konkurrenca
- Çmimet dhe paketat (pricing strategy)
- Përshkrimi që shet (copywriting për turizëm)
🔹 Moduli 3: Marketingu në Rrjetet Sociale
- Strategjia për Instagram dhe Facebook
- Llojet e përmbajtjes që konvertojnë (Reels, Story, Post)
- Planifikimi i postimeve (content calendar)
- Rritja organike dhe angazhimi
🔹 Moduli 4: Fotografia dhe Video për Turizëm
- Si të bësh foto profesionale me telefon
- Elementet që e bëjnë një foto të shesë
- Video të shkurtra që tërheqin klientë
- Editimi bazë i fotove dhe videove
🔹 Moduli 5: Platformat e Rezervimeve
- Si funksionon Booking.com
- Si funksionon Airbnb
- Optimizimi i profilit për më shumë rezervime
- Menaxhimi i review-ve dhe reputacionit
🔹 Moduli 6: Marketingu në Google
- Hyrje në Google Ads
- Si të shfaqesh në kërkime për turistë
- Google Maps dhe rëndësia e lokacionit
- SEO bazik për turizëm
🔹 Moduli 7: Website dhe Branding
- A ke nevojë për website?
- Elementet kryesore të një website që konverton
- Branding për turizëm (emri, logo, stil vizual)
- Integrimi me rrjetet sociale dhe rezervimet
🔹 Moduli 8: Strategjia e Plotë e Marketingut
- Ndërtimi i një plani mujor marketingu
- Kombinimi i kanaleve (social, Google, platforma)
- Automatizimi i marketingut
- Analiza e rezultateve dhe optimizimi
🔹 Moduli 9: Praktikë dhe Rast Studimi
- Analizë e një vile reale
- Krijimi i një strategjie nga zero
- Shembuj realë të suksesit në turizëm lokal
- Ushtrime praktike për pjesëmarrësit
