Shumë profesionistë të rinj apo freelancerë bien në grackën e klientëve “të lirë”. Në fillim duket si mundësi e mirë për të fituar eksperiencë, për të ndërtuar portofol ose për të pasur një projekt më shumë në listë. Por e vërteta është që klientët që kërkojnë shërbime me çmime shumë të ulëta, zakonisht ju kushtojnë më shumë kohë, energji dhe humbje financiare sesa mendoni.

Pse ndodh kjo?

  1. Kërkesa pa fund – Klientët e lirë zakonisht kërkojnë shumë më tepër seç paguajnë. Ata duan ndryshime pafund, shtesa që nuk janë pjesë e marrëveshjes dhe shpesh nuk kuptojnë kufijtë profesionalë.
  2. Mospërfillje e kohës suaj – Për ta, puna juaj nuk ka vlerën e duhur sepse nuk kanë investuar realisht. Kjo i bën të mos e respektojnë afatin kohor, orët e punës apo edhe komunikimin.
  3. Rreziku financiar – Shumë prej tyre vonojnë pagesat ose e kanë të vështirë ta respektojnë marrëveshjen financiare. Ju humbni kohë duke ndjekur pagesa të vogla që nuk ja vlejnë.
  4. Stresi dhe lodhja – Përpjekja për të kënaqur një klient që s’është i gatshëm të paguajë për cilësinë, vetëm ju sjell stres dhe zhgënjim. Në vend që të përqendroheni te klientët që e vlerësojnë punën tuaj, mbeteni duke u marrë me ankesa dhe kërkesa të paarsyeshme.
  5. Humbje e mundësive të mira – Koha që shpenzoni me një klient “të lirë”, mund të shfrytëzohej për të punuar me klientë seriozë që paguajnë më shumë dhe ju japin vlerë reale.

Si të shmangni klientët e tillë?

  • Vendosni çmim minimal për shërbimet tuaja dhe mos e ulni vetëm për të fituar një projekt.
  • Shkruani gjithmonë një marrëveshje të qartë që përfshin numrin e rishikimeve, afatet dhe pagesën.
  • Mësoni të thoni jo kur një klient nuk është i gatshëm të vlerësojë punën tuaj.
  • Fokusi juaj duhet të jetë tek klientët që kuptojnë se cilësia ka kosto, dhe janë të gatshëm të paguajnë për këtë.

Në fund, kujtoni: më mirë pak klientë të mirë, sesa shumë klientë të lirë. Ata që paguajnë më pak, shpesh ju kushtojnë më shtrenjtë në kohë, energji dhe humbje të mundësive.