🟡 SHENJAT NË VETURË – CHECK STEERING / POWER STEERING
Kjo shenjë tregon problem në sistemin e drejtimit (servo timon).
Nëse ndizet, timoni mund të bëhet më i fortë dhe më i vështirë për t’u kthyer.
Pse ndizet kjo shenjë?
- Nivel i ulët i vajit të servo-s (te sistemet hidraulike)
- Defekt në pompën e servo-s
- Problem në motorin elektrik të timonit (EPS)
- Sensor i këndit të timonit me defekt
- Bateri e dobët (ndikon te EPS)
📝 Po kërkon veturë me qera? Hyni në grupin Vetura me qera, postoni datat, qytetin dhe buxhetin – pronarët ju kontaktojnë direkt.
A është urgjente?
Nuk e ndalon menjëherë veturën, por:
- Timoni mund të bëhet shumë i rëndë
- Vozitja bëhet e rrezikshme në shpejtësi
- Manovrimi në parking bëhet i vështirë
Hyni në këtë grup 👉 Bota e Udhetimeve dhe gjeni këshilla të ndryshme për udhëtime.
Çfarë duhet të bësh?
- Kontrollo nëse timoni është bërë më i rëndë
- Kontrollo nivelin e vajit (nëse është sistem hidraulik)
- Mos e injoro nëse shenja qëndron ndezur
- Bëj kontroll te mekaniku / diagnostikë
