Është shumë e rëndesishme që para se të filloni me kriju një projekt, të dini se çfarë projekti keni me kriju. Sepse ndahen në dy lloje të projekteve, projekti Digjital dhe Projekti për Print.

Varësisht prej llojit të projektit e bejmë edhe konfigurimin.

Projekti digjital është çdo dizajn i cili ka me u përdorur për paisje elektronike, psh. Postimi për rrjetet sociale, Cover për Facebook, dizajnimi i aplikacioneve për telefon apo ndonjë ueb faqe. Ndërsa projekti për print është çdo dizajn i cili printohet, psh: vizitkartelat, fllajerat, broshurat, etj.

Për projekt Digjial zakonisht caktohet ky konfigurim:

  • Njësia matëse: Pixels
  • Rezulucioni 72 DPI
  • Color Mode: RGB

Për projekt për Print zakonisht caktohet ky konfigurim:

  • Njësia matëse: CM ose Inches
  • Rezulucioni 300 DPI
  • Color Mode: CMYK

Mesoni.online ofron kurs për dizajn grafik me video shqip, më shumë informata gjeni këtu.