SHENJAT NË VETURË – DPF (Diesel Particulate Filter)

Kjo shenjë tregon se filtri i grimcave (DPF) është mbushur me blozë dhe ka nevojë për pastrim (regjenerim).

Çfarë bën DPF?

  • Filtron grimcat e dëmshme nga gazrat e shkarkimit
  • Ndihmon në uljen e ndotjes së ajrit
  • Është pjesë e sistemit ekologjik të veturave dizel

📝 Po kërkon veturë me qera? Hyni në grupin Vetura me qera, postoni datat, qytetin dhe buxhetin – pronarët ju kontaktojnë direkt.

Pse ndizet kjo shenjë?

  • Vozitje e shpeshtë në distanca të shkurtra
  • Vozitje në qytet (pa arritur temperaturën e duhur)
  • Filtri është mbushur dhe nuk ka bërë regjenerim
  • Problem në sistemin e shkarkimit

A është urgjente?

 Jo menjëherë, por nëse e injoron:

  • Filtri mund të bllokohet plotësisht
  • Veturës i bie fuqia
  • Riparimi bëhet i shtrenjtë
Bashkohu në grupin në Facebook Bota e Automjeteve 🚗
Mbi 5200 anëtarë po ndajnë këshilla dhe eksperienca – hyr edhe ti!

Çfarë duhet të bësh?

  1. Dil në rrugë të hapur
  2. Vozit për 15–20 minuta me shpejtësi konstante (60–100 km/h)
  3. Lejo që vetura të bëjë regjenerim automatik
  4. Nëse shenja nuk fiket → mekanik