Gjeni pak kohë të lirë për të reflektuar
Është gjithashtu e rëndësishme të gjeni një vend komod ku mund të fshiheni nga bota për të ëndërruar pak për atë që dëshironi të arrini në të ardhmen e afërt. Largohuni prej shpërqendrimeve dhe lejojeni veten të jeni krijues dhe strategjik. Pa zhurmë, vetëm mendime! Mbyllini sytë dhe imagjinoni gjërat më të mira që me siguri do të ndodhin në vitin 2023.
Gjeni mjetet e duhura
Trello është një nga mjetet më të mira për organizimin e rasteve dhe planifikimeve. Është një menaxhues i projekteve në internet, sistem që mund ta përdorni gjithashtu për të optimizuar ekipin tuaj dhe të komunikoni në internet. Përdorni Trello për të menaxhuar projekte, afate, dokumente dhe madje edhe anëtarët e ekipit.
Imagjinoni qëllimin përfundimtar
Bëjini vetes disa pyetje. Jini të sinqertë! Çfarë doni të arrini deri më 31 dhjetor 2023? Çfarë aftësish do t’ju ndihmojnë që ta bëni këtë? Cilat aktivitete janë duke ju shpërqendruar për të arritur qëllimet tuaja? Si mund ta minimizoni ndikimin e tyre mbi jetën tuaj dhe çfarë duhet të bëni për të arritur objektivat në jetën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
Jini fleksibël
Kjo sepse jeta është e rrjedhshme dhe ju duhet të përgatiteni gjithmonë për “ngritjet dhe uljet”. Mundohuni të lini hapësirë për të manovruar, për të kursyer para dhe për të bërë plane A, B, dhe C. Rregulloni afatet, parashikoni rreziqet dhe mos kini frikë nga asgjë!
Jini të durueshëm!
Lëvizni drejt qëllimit tuaj në mënyrë të barabartë dhe mos u përpiqni të kryeni të gjitha detyrat tuaja vjetore në një muaj. Mos e mbingarkoni veten sepse në të kundërt, ju do të udhëheqni veten deri te djegia emocionale. Viti i Ri është një sfidë e re dhe një udhëtim i ri! Shijoni procesin dhe mos harroni të gjeni kohë jo vetëm për qëllimet, por edhe për hobit tuaja të preferuar në mënyrë që të mund të rivendosni energjin tuaj në kohë.