Të hash jashtë është kënaqësi, por nëse bëhet zakon, portofoli fillon ta ndjejë. Gatimi në shtëpi nuk është vetëm më i lirë — por edhe më i shëndetshëm dhe personal. Ja si të kursesh para pa sakrifikuar shijen 👇

Krahaso shpenzimet reale

Nëse ha jashtë disa herë në javë, provo t’i llogarit shpenzimet mujore. Do ta kuptosh që me të njëjtën shumë mund të blesh ushqim për një javë të tërë në shtëpi.

Planifiko menynë javore

Zgjidh recetat për 5-7 ditë dhe bëj një listë të përbërësve. Kjo të ndihmon të blesh vetëm çfarë të duhet, pa hedhur ushqim dhe pa blerje impulsive.

✅ Shfletoni të gjitha kategoritë dhe gjeni kursin që i përshtatet nevojave tuaja. 🔗 Shikoni këtu

Gatuaj në sasi më të mëdha

Përgatis vakte që mund t’i konsumosh disa herë – si makarona, supa apo oriz. I fut në frigorifer dhe i ngroh kur të duhet. Kështu kursen kohë dhe para.

Përdor përbërës sezonalë

Produktet sezonale janë më të lira dhe më të freskëta. Për shembull, domatet verës janë më të mira dhe më të lira sesa në dimër.

Mos i shpërdoro mbetjet

Në vend që të hedhësh ushqimin që mbetet, ktheje në receta të reja — p.sh., mishi i pjekur nga dje mund të bëhet sanduiç ose sallatë e shijshme.

Investo në pajisje bazë për gatim

Një tenxhere e mirë, një tigan cilësor dhe një furrë e besueshme mund të të ndihmojnë të gatuash më lehtë dhe të shmangësh blerjet e gatshme.

Bëje gatimin një aktivitet të këndshëm

Vendos muzikë, gatuaj me familjen ose partnerin, provo receta të reja. Kur e sheh gatimin si kënaqësi, jo detyrë, është më e lehtë të shmangësh ngrënien jashtë.

Lejo vetes “darkë jashtë” si shpërblim

Nuk ke pse e ndalon krejtësisht. Zgjidh një ditë në muaj për të shijuar një drekë apo darkë jashtë — kështu ruan balancën dhe motivimin për të kursyer.


Gatimi në shtëpi është një nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive për të kursyer para. Ti kontrollon përbërësit, çmimin dhe shëndetin tënd — një kombinim që restorantet s’ta garantojnë dot! 🍲💰