Shumë biznese dështojnë jo sepse ideja është e keqe.
Por sepse askush nuk ishte gati të paguante për të.
Entuziazmi nuk është validim.
Pagesa është validim.
Para se të investosh para, kohë dhe energji, duhet të testosh nëse tregu e do ofertën tënde.
Ja si ta validosh idenë:
-
Flit me klientë realë
Mos pyet miqtë “a është ide e mirë?”.
Pyet targetin: “A do ta blije këtë? Sa do të paguaje?” -
Shit para se ta ndërtosh produktin perfekt
Ofron version minimal (MVP).
Testo nëse njerëzit janë gati të paguajnë tani. -
Bëj një ofertë prove
Posto ofertën në rrjete sociale dhe shiko sa kërkesa merr. -
Mat interesimin real
Jo like dhe komente.
Mat mesazhe, telefonata, parapagime. -
Testo çmimin
Nëse askush nuk blen, problemi mund të jetë çmimi ose pozicionimi.
Shembull praktik:
Blerimi dëshiron të hapë një kurs online për Excel.
Opsioni i gabuar:
– Shpenzon 2,000€ për incizime profesionale
– Ndërton platformë
– Pastaj fillon marketingun
Rezultat: 5 regjistrime.
Opsioni i zgjuar:
– Poston: “Po hap kurs Excel për fillestarë. Kush është i interesuar?”
– Merr 40 mesazhe
– Kërkon 20 parapagime me çmim promocional
– Fillon kursin live në Zoom
Rezultat: Kurs i validuar me para reale para investimit të madh.
Dallimi?
Testim para investimit.
Parimi bazë:
Mos investo në ide.
Investo në ide që njerëzit janë gati t’i paguajnë.
Ky mësim është pjesë e kursit: Biznes i ri
