Situata
Ti ke një faqe WordPress që e ke hostuar në Hostinger. Faqja ndonjëherë hapet ngadalë, sidomos kur ke shumë vizitorë, dhe ke vërejtur disa tentativa për sulme.
Vendos ta lidhësh faqen me Cloudflare.
Çfarë ndodh pas aktivizimit të Cloudflare?
Vizitori hyn në faqen tënde
P.sh. dikush hap www.faqjaime.com.
Pa Cloudflare:
Vizitori lidhët direkt me serverin tënd në Hostinger.
Me Cloudflare:
Vizitori kalon fillimisht përmes Cloudflare, që kontrollon trafikun dhe e shpërndan për më shpejt.
🏡 Kërkoni villa me qera 🔗 Kërkoni këtu
Cloudflare kontrollon nëse trafiku është i rrezikshëm
Nëse dikush po tenton sulm ose robotët po bëjnë kërkesa të shumta:
- Cloudflare e ndal automatikisht
- Nuk e lejon që trafiku i rrezikshëm të arrijë në serverin tënd
- Faqja jote vazhdon të punojë pa u rrëzuar
Praktikisht:
Serveri yt nuk lodhet duke u marrë me sulmet.
Cloudflare e shfaq faqen nga serveri më i afërt
Le të themi vizitori ndodhet në Zvicër.
Cloudflare ka një qendër në Zürich.
👉 Në vend se të lidhet me Hostinger-in (që mund të jetë në Gjermani, Holandë, apo më larg), vizitori merr faqen nga copy e ruajtur në Cloudflare Zürich.
Rezultati:
Faqja hapet më shpejt, ngarkesa në server bie, dhe përdoruesi ka eksperiencë më të mirë.
📢 Reklamo në këtë kategori dhe bëhu i dukshëm për mijëra vizitorë çdo javë! Kontaktoni tani
Optimizimi automatik
Cloudflare mund të bëjë:
- kompresimin e imazheve
- minimizimin e CSS dhe JS
- caching të faqeve
- HTTP/3 për lidhje më të shpejta
Pa prek asnjë plugin në WordPress, Cloudflare e bën faqen më të shpejtë.
Nëse serveri yt bie…
Le të themi Hostinger ka problem për 2 orë.
Pa Cloudflare:
Faqja jote është jashtë funksionit.
Me Cloudflare (Always Online):
Vizitorët shohin një version të ruajtur të faqes → faqja duket sikur punon.
Cloudflare =
më shumë siguri + më shumë shpejtësi + më pak ngarkesë në server + më pak rrezik që faqja të bjerë.
Përdoret shumë nga:
- Bizneset
- Blogerët
- Faqet e e-commerce
- Çdo faqe WordPress që do stabilitet dhe siguri.
