Çfarë do të mësoni?

  • Pse kujdesi ndaj konsumatorit është thelbësor për rritjen dhe qëndrueshmërinë e një biznesi
  • Lidhjen midis përvojës së klientit dhe fitimit të biznesit
  • Efektet pozitive dhe negative që ka kujdesi ndaj konsumatorit

Pse është i rëndësishëm kujdesi ndaj konsumatorit?

Rrit besnikërinë e konsumatorëve

  • Konsumatorët që ndihen të respektuar dhe të kënaqur kanë më shumë gjasa të blejnë përsëri.
  • Një klient i rregullt vlen më shumë sesa një klient i ri i vetëm.

Përmirëson imazhin dhe reputacionin e biznesit

  • Një shërbim i shkëlqyer ndaj konsumatorit ndihmon në ndërtimin e një reputacioni pozitiv në treg.
  • Klientët e kënaqur ndajnë përvojat e tyre me të tjerët.

Shton rekomandimet dhe klientët e rinj

  • Fjala e mirë shpërndahet shpejt – konsumatorët e kënaqur bëhen ambasadorë të markës.

Ul kostot e marketingut

  • Është më lirë të mbash një klient ekzistues sesa të fitosh një klient të ri.
  • Kujdesi ndaj konsumatorit është një formë natyrale e marketingut përmes rekomandimeve.

Rrit fitimin dhe stabilitetin e biznesit

  • Konsumatorët e kënaqur shpenzojnë më shumë dhe sjellin të ardhura të qëndrueshme.

Çfarë ndodh kur kujdesi ndaj konsumatorit mungon?

  • Humbje e klientëve ekzistues
  • Rënie e reputacionit të biznesit
  • Komente dhe vlerësime negative
  • Shpenzime më të larta për të fituar klientë të rinj
  • Ulje e fitimeve

Shembull praktik

Një restorant me ushqim shumë të mirë, por me shërbim të dobët ndaj klientit, rrezikon të humbë klientët për shkak të përvojës së keqe, pavarësisht cilësisë së ushqimit.

Në anën tjetër, një restorant me ushqim mesatar, por me shërbim të jashtëzakonshëm, mund të ketë klientë të rregullt dhe të vazhdojë të rritet.


Pyetje reflektuese:

  • A do të ktheheshe te një biznes ku je ndjerë i pavlerësuar si klient?
  • Si mendon që kujdesi ndaj konsumatorit ndikon në zgjedhjet që bëjmë çdo ditë si konsumatorë?

Shiko të gjitha mësime për Kujdesin ndaj konsumatorit