Shumë shoferë, sidomos në dimër, e ndezin veturën dhe e lënë disa minuta “me u nxehë” para se me u nis. Por a është kjo vërtet e nevojshme sot?
Çka ndodh realisht kur e ndezim veturën?
- Motorët modernë janë të dizajnuar me punu mirë edhe në temperatura të ulëta.
- Vaji i motorit qarkullon pothuajse menjëherë pas ndezjes.
- Nxehja më efikase e motorit ndodh gjatë vozitjes së lehtë, jo në vend.
Pse nuk preferohet me e lënë gjatë në vend?
- Harxhon karburant pa nevojë.
- Mund të krijojë depozita (sidomos te motorët benzinë).
- Motorit i duhet më shumë kohë me arrit temperaturën optimale.
Bashkohu në grupin në Facebook “Bota e Automjeteve” 🚗
Mbi 5200 anëtarë po ndajnë këshilla dhe eksperienca – hyr edhe ti!
Çka rekomandohet?
- Ndeze veturën dhe prit 30–60 sekonda.
- Nisu me vozitje të qetë, pa rrotullime të larta.
- Nxemjen në kabinë mundesh me e lëshu, por mos prit që motori “me u nxehë” në vend.
Po në dimër të ftohtë?
Edhe në temperatura shumë të ulëta, rregulli është i njëjtë: pak pritje, pastaj vozitje e butë. Kjo është më e shëndetshme për motorin.
—
ℹ️ Ky postim është me karakter informues dhe edukativ. Për raste specifike, konsultohuni me profesionistë të fushës.
