Marka juaj është ajo që njerezit e tjerë thonë për ju kur ju nuk jeni në dhomë. – Jeff Bezos, Amazon CEO

Njerezit e përceptojnë identitetin tuaj. Ju mund t’u thoni atyre se çfarë jeni, por duhet më shumë se kaq që njerezit të formojnë një mendim.
Ajo që ju thoni për markën tuaj dhe ajo që njerezit e tjerë thonë se marka juaj është, ndonjëherë mund të jenë dy gjëra shumë të ndryshme.
Është e rëndesishme të zbuloni se çfarë thonë njerezit për markën tuaj për të ditur se ku jeni aktualisht dhe të sigurohuni që jeni në rrugën e duhur.