Para se me fillu me editu ndonjë video duhet të organizoni fajllat (files) që projekti juaj të jetë mirë i organizuar.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të krijoni follder (folder) të veçant për çdo video që doni të editoni.
Në rastin tim unë e kam krijuar follderin me emrin “X Projekti”
Ndërsa mbrenda këti follderi i kam krijuar follderat me këto emërtime:
- ASSETS
- AUDIO
- CLIPS
- PROJECT
- RENDERS
Në follderin ASSETS unë i vendosi të gjitha fotografitë dhe logot që i përdori në këtë projekt.
Ndërsa në follderin AUDIOS i vendosi të gjitah muzikat, instromentalet, voice overs, audio efektet, dmth gjthçka në lidhje me audio.
Në follderin CLIPS i vendosi të gjitha klipet individuale që i përdori në projekt.
Në follderin PROJECT këtu e ruaj Source Fajllin e Adobe Premieres. Psh nëse vendosi që këtë video të editoj ndonjë ditë tjetër, atëhere nga këtu e hapi edhe vazhdoj editimin.
Ndërsa tek follderi i fundit që e kam emërtu RENDERS, këtu e ruaj videon finale kur të eskportoj projektin.