Si të rrisni shitjet në sallonin tuaj të meshkujve – Strategji për frizerët
Ky kurs është krijuar për frizerët që duan të rrisin të ardhurat dhe klientelën e tyre në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme. Do të mësoni teknikat më të mira për promovimin e shërbimeve, ndërtimin e një brendi personal, dhe krijimin e një eksperience të veçantë për klientët që i bën ata të kthehen gjithmonë. Ideale për frizerë të rinj dhe me përvojë që duan të jenë gjithmonë një hap përpara konkurrencës.
Rezultatet që do të arrini pas kursit:
- Do të keni më shumë klientë të rinj dhe të rregullt
- Të ardhurat mujore do të rriten ndjeshëm
- Do të krijoni një emër të njohur si frizer profesionist në qytetin tuaj
📚 Përmbajtja e Kursit:
Moduli 1: Bazat e Shërbimit të Suksesshëm
- Rëndësia e përshtypjes së parë
- Pastërtia, stili dhe atmosfera e sallonit
- Komunikimi me klientin (përshëndetja, dëgjimi, rekomandimet)
Moduli 2: Ndërtimi i Brendit Personal
- Si të krijosh një identitet unik si frizer
- Pse klientët duhet të zgjedhin pikërisht ty?
- Stili yt – si të bëhet pjesë e marketingut
Moduli 3: Përdorimi i Rrjeteve Sociale për Shitje
- Si të postosh punët e tua në mënyrë profesionale (para dhe pas)
- Hashtag-ët që të sjellin më shumë klientë
- Storie, reels dhe bashkëpunime me influencues lokalë
Moduli 4: Promovimet dhe Ofertat që Shesin
- Krijimi i paketave mujore (prerje + larje + masazh koke)
- Oferta për klientë të rinj dhe besnikë
- Programi “Sill një shok dhe fito ulje”
Moduli 5: Menaxhimi i Termineve dhe Orarit
- Si të organizosh orarin për të rritur produktivitetin
- Përdorimi i aplikacioneve për caktim terminesh (Booksy, Fresha etj.)
- Menaxhimi i kohës për klientë të shumtë pa humbur cilësinë
Moduli 6: Rritja e Vlerës mesatare për Klient
- Upselling: produkte për flokë, beard oils, kremra
- Shtimi i shërbimeve shtesë (rregullimi i mjekrës, masazh fytyre)
- Rekomandimi i produkteve në fund të shërbimit
Moduli 7: Ruajtja dhe Kthimi i Klientëve
- Si të krijosh një përvojë që klienti nuk e harron
- Dërgimi i mesazheve për ditëlindje, oferta apo kujtime për termine
- Mbajtja e statistikave për klientët më të rregullt
