Nëse deri sot Rrjetet Sociale i ke përdor veq për qejf, ke bo followersa, dhe nëse po don me fitu materialisht, por nuk po din si me ja fillu atëher kjo është shumë e thjeshtë. Nëse ju i keni vetëm 50 € buxhet, dhe nje smartphone që ju mundëson te shkrepni foto, atëher ju mund të fitoni menjëher me biznesin tuaj online.
1. PLANIFIKIMI
- Planifikoni se çfarë mund të shisni tani, ju mund të nisni një biznes rrobash, dekorime të ndryshme apo byzhuteri, ndonjë produkt të veçant apo çfardo që i’u bie ndërmend.
- Planifikoni mirë se kujt mund ti ia shisni ato produkte. Shembull mos prisni që një i moshuar në moshë 60 vjeçe, do të blente një par atlete që i përshtaten një tëriu 20 vjecar.
- Planifkioni ndarjen e buxhetit. Do të ju këshilloja ta ndani në dy pjesë 50/50, pra giysmën investoni në blërjen e atyre produkteve që mendoni ti shisni, dhe pjesën tjetër rezervojeni për Marketing.
2. PREGADITJA
- Pregadituni mirë, hapni një faqe në Facebook dhe Instagram dhe lidhini ato dyja bashk. Përpunoni faqet e juaja sa më mirë duke i bërë të duken sa më atraktive për syrin e klientëve potencial.
- Bëni foto sa më të mira dhe sa më profesionale produkteve që do ti shisni. Përshkruajini sa më mirë dhe me sa mëshumë detaje.
- Vendosini çmimet sa më të përshtatshme dhe të arsyeshme, në mënyrë që klientët mos të mendojnë se po paguajn më shumë online sesa në lokale.
- Nëse ende nuk keni Credit Cartel, atëher filloni dhe hapeni një të tillë. Do të ju neviotët për të bërë promocione.
3. FILLIMI
- Filloni punën dukei njoftuar të gjith miqët tuaj në Facebook dhe Instagram se tashmë ju keni hapur një Dyqan Online. Ftojini ata që të pëlqejn faqet tuaja, dhe që të ju ndihmojnë duke i ftuar ata shoqërine e tyre për ti pëlqyer faqet tuaja.
- Ngarkoni fotot profesionale që keni bërë, dhe shkruani tekstin përshkrues sa mëtë kjart dhe të detajuar të mundëshëm.
- Filloni të përdorni veglat e duhura të marketingut sic janë Facebook Business Manager, si dhe Google Ads dhe ndajeni buxhetin sa më mirë të mundni. Testoni audiencën tuaj, duke ndryshuar atë vazhdimisht.