Mbajtja private e të dhënave tuaja është një nga elementët kryesorë për të qenë të suksesshëm dhe të sigurt në internet. Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të dini se ku të filloni për të mbrojtur të dhënat tuaja. Epo, ne kemi paraqitur disa hapa të thjeshtë që ju duhet të ndiqni! 🔒

1. Ruajini të dhënat e juaja / bëni Backup

Merrni shprehi që kohë pas kohe ti ruani të dhënat e juaja (ti bëni backup), që të jeni të sigurtë në rast se ndodh që ta humbni paisjen tuaj, apo të mos keni qasje në të.

Në ditët e sodit, shumica e opsioneve të ruajtjes në Cloud, ju garantojnë ruajtje automatike, dhe nuk kushtojn aq shumë.

2. Përdorni Two-factor Authentication (vërtetimin me dy-faktorë)

Edhe nëse ndodh që dikush të ju “hackoj” passwordin, vërtetimi me dy-faktorë do ti mbaj ata jashtë mundësisë për tu qasur në llogarinë tuaj. Ka shumë aplikacione që e ofrojnë këtë shërbim, dhe zakonisht janë tepër të lehtë për ti përdorur.

3. Shfletoni me Privatësi

Sapo të hyni në internet, të gjithë ueb faqet dhe aplikacionet fillojnë të ju përcjellin. Me shumë gjasë ato dijnë për ju më shumë sesa që dijnë miqët apo familja juaj.

Për të parandaluar një gjë të tillë, përdorni VPN (Virtual Private Network) për të pasur një Privatësi gjat shfletimit të internetit, poashtu mund të përdorni edhe AD-Blocker të ndryshëm.

Kurdo që bleni online, sigurohuni paraprakisht që faqja ku ju bleni është e sigurtë me një certifikatë SSL, e cila do të shfaqet si https://

4 Mënyra për ti mbrojtur të dhënat e juaja personale ONLINE | www.mesoni.online

4. Mos shpërndani të dhëna përsonale në Media Sociale

Shpërndarja e informatave personale ju bënë më të lehtë për tu hackuar. Të gjitha informatat që ju identifikojnë juve, mund të përdoren si përgjigje të sigurisë nëpër banka apo në faqet tjera.

Poashtu, shpërndarja e tepërt pa u menduar e të dhënave tuaja personale, mund ti ndihmoj “hackerët” që ta formojnë një mashtrim edhe më të besueshëm për ti manipuluar miqët apo familjen tuaj.