Si i komunikoni në mënyrë efektive përfitimet e mëdha që ofron produkti ose shërbimi juaj për klientët tuaj? Mund të jetë sfiduese, por ne kemi disa këshilla të shkëlqyera që do t’ju ndihmojnë të përcaktoni përshkrimin e produktit tuaj. 💪
Në komunikimin tuaj online, përshkrimi i produktit tuaj duhet të jetë i qartë. 💥 Ne kemi biseduar tashmë për sa informacion të prodhimit i nevojiten klientit para se të vendosin ta blejnë atë. Prandaj, përshkrimi juaj është i domosdoshëm. ️
1. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve që kanë klientët
2. Bindini ata se produkti juaj është i duhuri për ta
3. Të jetë në një format të duhur

Ne kemi përgatitur disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të përmirsoni përshkrimin e produktit tuaj. 🚀

1. Vendoseni veten në këpucët e klientëve tuaj
Nëse do të ishit klient, çfarë do të donit të lexonit në përshkrimin e produktit?

Përgjigjuni se çfarë problemi do të zgjidhë produkti juaj, çfarë do të përfitojë klienti juaj nga përdorimi i tij dhe si e dallon veten nga produktet e tjera të ngjashme në treg.

2. Përqendrohuni në pikat e forta të produkteve tuaja
Asnjë produkt ose shërbim nuk është perfekt.
Por mbani në mend se ky përshkrim duhet të shesë produktin tuaj.
Theksoni përfitimet e tij dhe bëni që klienti juaj të interesohet për të!

3. Bëjeni të lehtë leximin
Vëmendja e klientëve në ditët e sotme është e gjatë vetëm disa sekonda. Askush nuk ka kohë për të lexuar tekste të gjata.
Kështu që sigurohuni që të jetë i organizuar/listuar, ose pjesë të rëndësishme me shkronja të zeza.

4. Mos harroni të kontrolloni drejtshkrimin

Klientët reagojnë negativisht ndaj gabimeve drejtshkrimore.
Kontrolloni dy herë përshkrimin tuaj, pyesni një koleg për ta kontrolluar atë për ju, ose përdorni një aplikacion.

Do të dukeni shumë më profesionistë në sytë e klientëve tuaj.