Google po sjell një funksion të ri shumë praktik: tani mund të marrësh pjesë në thirrje të Google Meet direkt nga vetura përmes Android Auto.
Çfarë do të thotë kjo për ty?
- Mund të bashkohesh në takime direkt nga ekrani i veturës
- Shfaqen takimet e planifikuara dhe kontaktet e fundit
- Thirrjet janë vetëm me audio (pa video për siguri)
- Kontroll i thjeshtë: mute/unmute dhe mbyllje e telefonatës
- Audio kalon automatikisht nga telefoni te altoparlantët e veturës
Ky funksion është dizajnuar për siguri maksimale gjatë vozitjes, ndaj nuk ka video apo funksione të avancuara si chat apo prezantime.
Hyr në grupin në Facebook “Bota e Financave” 💰
Qëndro i informuar me postimet më të fundit për financa, kursime dhe investime – bashkohu tani!
Çfarë duhet të dish:
- Nuk funksionon ende për llogaritë “work profile”
- Feature po shpërndahet gradualisht (jo për të gjithë menjëherë)
- Për eksperiencë të plotë (video), duhet të ndalesh dhe ta përdorësh telefonin
Nëse kalon shumë kohë në veturë, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mos humbur takimet e rëndësishme.
Për më shumë lajme dhe këshilla teknologjie, bëhu pjesë e grupit tonë në Facebook.
