Hakerët zakonisht përdorin fjalëkalime të vjedhura. Ju mund ta bëni këtë të vështirë duke përdorur fjalëkalime më të komplikuara (Shmebull: në vend 123456 mund te vendosni kështu 14#kdID940>L#))dl.554

Mos përdoni një fjalëkalim të njejt për të gjitha rastet, por për çdo rast përdorni fjalëkalime të veçanta.

Përveq WordPress-it tek pjesa e administrimit edhe për llogarine e FTP-se, apo email adresave përdoni fjalëkalime të veçanta dhe te komplikuara.

Shumë fillestarëve nuk u pëlqen të përdorin fjalëkalime të komplikuara sepse janë të vështira për t’u mbajtur mend. E mira është se nuk keni më nevojë të mbani mend fjalëkalimet. Ju mund të përdorni një menaxher fjalëkalimi. Shihni këtë.

Një mënyrë tjetër për të reduktuar rrezikun është të mos i jepni askujt qasje në llogarinë tuaj të administratorit të WordPress, përveç nëse duhet ta bëni këtë. Nëse keni një ekip të madh ose autorë të ndryshem, atëherë sigurohuni që i kuptoni rolet dhe aftësitë e përdoruesve në WordPress përpara se të shtoni llogari të reja përdoruesish dhe autorë në faqen tuaj në WordPress.