Dimri është një kohë shumë e bukur për udhëtime, sidomos për ata që duan borën, sportet dimërore dhe atmosferën e veçantë të maleve. Në Evropë dhe në rajon ka shumë destinacione që janë perfekte për pushime dimërore.

Zermatt, Zvicër
Një nga destinacionet më të njohura për ski në Evropë. I rrethuar nga male spektakolare dhe pranë majës së famshme Matterhorn.

St. Anton, Austri
Një nga qendrat më të mira për ski në Austri. Ofrohen shumë pista për ski dhe një atmosferë shumë e gjallë gjatë dimrit.

Chamonix, Francë
Një destinacion shumë i njohur në Alpet franceze për ski dhe sporte dimërore, me pamje shumë të bukura malore.

Brezovica, Kosovë
Një nga destinacionet më të njohura dimërore në rajon. Shumë vizitorë e zgjedhin për ski dhe pushime në borë.

Bansko, Bullgari
Një nga destinacionet më të përballueshme për ski në Evropë. Ofrohen pista të mira dhe çmime më të ulëta krahasuar me shumë vende të tjera alpine.

Pushimet dimërore janë ideale për relaks, aventura dhe për të shijuar atmosferën e maleve.

Cilin destinacion do ta zgjidhnit për pushime dimërore?