Është momenti që të mos i bëjmë gabimet e më parshme të përsëritshme. Mos optimizimi i imigjave në WordPress ndikon në rankimin e faqes tuaj ne Google dhe në kualitetin e përgjithshëm të faqes tuaj.
Kështu që ndiqni hapat në vazhdim dhe mos i anashkaloni më.
Zgjidhni formatin e duhur
Formati që zgjidhni do të afektoj madhësinë (në mb) dhe mundësinë për të optimizuar imigjin. JPEG dhe PNG janë dy llojet më të zakonshme të imigjave.
- JPEG zakonisht përdoren për fotografi dhe imigja të zakonshëm
- PNG përdoren për vektorë, logo, screenshot, dhe imigje më të vogla
Kompresoni imigjet e juaja
Kur kompresoni një imigj, është e rëndësishme gjetja e një balanci në mes të kualitetit të imigjit dhe madhësisë së tij. Misioni juaj është gjetja e mesit në mes të madhësisë dhe nivelit të kompresimit.
Veglat që ju mundësojnë optimizimin e imigjave
Veglat që mund të përdoren në kompjuter ju ofrojnë më shumë kontroll mbi parametrat e optimizimin. Kështu që nëse ju se keni problem përdorimin e programeve të tilla, atëher më poshtë po i rendisim disa:
- Adobe Photoshop
- Affinity Photo
- Paint.NET
- Gimp
Veglat për optimizim automatik të imigjave
Një qasje më e thjeshtë do të ishte përdorimi i veglave online, të cilat automatikisht optimizojnë fotografitë e juaja. Disa nga veglat më të zakonshme të bazuara në ueb janë:
- JPEGmimi
- TinyPNG
Veglat e WordPress për kompresim
Ka një varijitet të veglave të WordPress për shumë qëllime. Ja disa vegla që optimizojnë imigjat tuaj përderisa ju i ngarkoni ato:
- Imagidy Image Optimizer
- ShortPixel Image Optimizer
- Optimus Image Optimizer
- WP Smush
Sigurohuni që imigjet të jenë të prera mirë
WordPress ka një editor të imigjave brenda tij. Sidoqoft nëse imigji ka nevoj të prehet, atëher është më mirë të fshihet nga faqja, të prehet, dhe pastaj të ri-ngarkohet.
Performimi i shumë editimeve brenda WordPress mund të ndikoj në ruajtjen e disa versioneve të ndryshme të të njëjtit imigj, duke ndikuar në ngarkesën e serverëve dhe madhësinë e faqes tuaj.
Përmirësoni SEO-n e imigjave
Optimizimi i SEO të imigjave ndihmon faqen tuaj dhe imigjet e juaja të rankohen më mirë në motorrët e kërkimit. Ja disa hapa shtesë që ju mund të ndërrmerni për të përmirësuar SEO e imigjave:
- Optimizoni tekstin e titullit të imigjave – vendosja e një teksti titull në imigja ndikon në eksperiencën e përdoruesve
- Vendosni ALT tag – teksti alternativ i imigjave tuaj do ti jep Google një indikator se çka mund të përmbajë faqja juaj.
- Përdorni emra të duhur në filename – filename i imigjave mund të ndihmoj që ato të renditen më mirë në kërkimet e imigjave në Google.