Shitja Online është njëri nga bizneset që ka shpërthyer në të gjith botën, e kohëve te fundit dukshëm nëvendin tonë. Por të shisni online nuk është aq e lehtë sa mund të duket. Kërkon përkushtim të madh, punë të sinqert dhe kujdes të veçant ndaj secilit klient.
Ju do të këni të bëni më gjdo llojë kërkesë, dhe ju duhet ti përgjigjeni me qetësi dhe mirësjellje, duhet të keni durim dhe seriozitet në punë, gjithsesi kjo do të ju përktheht në përfitime të mira materiale.
Gjatë 5 viteve të fundit në fushën e marketingut dixhital, gjat bisedave me klientët që ofronin Shitje Online për eksperiencat dhe përvojat e tyre, kam arritur ti ndaj keto 3 këshilla që do të ndikonin direkt në biznesin tuaj online.
OFROJENI ATË QE E PREMTONI
Kushtimisht them që “Ju mund ta mashtroni njëher një klient, por kurrsesi nuk do ta mashtroni më atë, e as shoqërin e ti'”. Kështu që KUJDES në qasjen tuaj ndaj klientit, tregohuni i sinqert gjat përshkrimit të produkteve, dhe ju gjithnjë do të keni shitje të suksesëshme.
PËRGJIGJUNI KËRKESAVE TË KLIENTËVE
Pregadituni mendërisht që të pranoni pytje nga më të ndryshmet, apo edhe komente nga më banalet. Tregoni të durueshem ndaj secilit klient, mos harroni që argumenti juaj do ta mund paragykimin e klientit. Kurrsesi mos hyni në debate të panevojshme, mundohuni që me qetësi të madhe ta zgjidhni problemin dhe kërkesën që mund të ket klienti.
SHPËRBLENI KLIENTET
Po, gjithsesi ju duhet ti shpërbleni klientët, sidomos ata që i keni të rregullt. Nëse një klient porosit më shumë se 3 herë në Marketin tuaj atëher ofrojini ati një produkt FALAS, apo zbritje 50% në porosinë e rradhës. Kjo do të ndikoj që klienti të bëhet edhe më lojal ndaj Marketit tuaj, dhe gjithnjë do të flas mirë për ju. E nëse një klient flet mirë për ju, është më efektive sesa shumë promocione me pagesë.