Nëse dëri tash ke shpenzu shumë në promocione, po ske arrit rezultatin që është dasht.. Atëher ndiqni këto këshilla…

1. Kontrolloni sponzorizimet e mëparshme

Hyni në ADS Manager edhe kthehuni mbrapa në histori, kontrollojini mirë promocionet. Analizoni se çfar keni bërë dhe çfar keni lënë mangu pa bërë. Përqëndrohuni dhe analizoni ngadal se ku mund të jenë gabimet që janë bërë.

2. Adsets dhe përmbajtja

Nëse deri tani se keni nda një promocion në disa ADSets atëher tash e tutje fillojeni. Ju mund ti ndani promocionet në shumë variante, mund ta bëni një me video për Facebook, dhe një tjetër si foto në lnstagram. Adsets ju ndihmojnë që ta kuptoni më lehtë se cila performoi më mirë, dhe ju ndihmon në marrjen e vendimeve në të ardhmen.

3. A-B Testing

Kjo është një mundësi tjetër që ju ofron ADS Manger, dhe nga këtu ju mund ti bëni gjërat shumë më ndryshe. A – B Testing ju mundëson që në një AD campaign ti bëni dy variante të ndryshme të AD Setsave, me komplet përmbajtje tjetër të versioneve. Kjo do të ndihmoj në arritjen e rezultateve edhe më të mira.

Këto janë disa nga mënyrat më të lehta se si mund të arrini që me pak shpenzime sponzorimi juaj të ju kthehet si shumë shitje dhe përfitim.

Nëse ju duhet mirëmbajtja dhe dizajnimi i postimeve për rrjetet sociale kontaktoni Bota e Dizajnit.