Sipas raportimeve të fundit, çmimet e SSD-ve janë në rritje dhe mund të vazhdojnë të rriten edhe më tej gjatë 2026. Arsyeja kryesore lidhet me kërkesën shumë të madhe për memorie në industrinë e AI.

Pse po rriten çmimet?

  • Kërkesa e madhe nga AI dhe data centers po konsumon pjesën më të madhe të prodhimit të memorieve
  • Ka mungesë globale të NAND flash (komponenti kryesor i SSD-ve)
  • Prodhuesit po fokusohen më shumë te produktet më fitimprurëse (servera, enterprise) sesa te tregu i konsumatorëve

Sa janë rritur çmimet?

  • Disa SSD janë rritur deri 50–60% në disa raste
  • Në përgjithësi, pritet që RAM + SSD të rriten deri në 130% gjatë 2026

Çfarë do të thotë për përdoruesit?

  • Laptopët dhe PC-të mund të bëhen më të shtrenjtë
  • Upgrade i storage mund të kushtojë shumë më tepër se më parë
  • Mund të jetë ide e mirë të blesh SSD tani nëse po planifikon upgrade