ÇKA JANË HASHTAGS?

Hashtagu është një kombinimi i shronjave, numrave, dhe/ose i emojive (emocioneve figurative) të parashënuara me një simbol # (p.sh #NoFilter). Këto përdoren për kategorizim të kontentit (përmbajtjes) dhe që ta bëjnë atë më të zbulueshëm.

Hashtagu është i klikueshëm. Kushto që klikon mbi një hashtag në instagram, ose qe kërkon për një hashtag në rubrikën e kërkimit do ti shfaqet një faqe me postimet që janë të etiketuara me atë hashtag.

PSE PËRDORIM HASHTAGS?

Hashtagu është një mënyrë shumë e rëndësishme kur dëshironi ta rrisni audiencën tuaj. Kur ju përdorni një hashtag, postimi juaj do të të përfshihet në faqen e këtij etiketimi.

Nëse ju e përdorni hashtagun në Story, atëher Story juaj mund të shfaqet në kategorinë relevante të hashtagut, që gjithashtu do të shfaqet në faqen e atij hashtagu.

Njëashtu njerëzit mund të zgjedhin që ta përcjellin një hashtag, që do të thot se ata do ti shihnin postimet e juaja kur e përdorni një hashtag specifik, edhe nëse nuk do tju kishin bërë follow (ende). Pra është një mënyrë që gjithsesi duhet shfrytëzuar kur doni të jeni më të dukshem për të tjerët, dhe në këtë formë ta rrisni numrin e ndjekësve që janë të interesuar në kontentin tuaj.

SI TI PERDORIM HASHTAGS?

Hashtagu inkuadrohet leht në tëkst, inkuadroni # para një fjalie dhe ajo kthehet në një hashtag. Mě së shpeshti shohim 3 forma të inkuadrimit të hashtagsave në përmbajtje:

1. Hashtags si vazhdimësi e përmbajtjes tekstuale, ku përshkrimi tekstual i përmbajtjes vazhdon i njejtë dhe shihet që në pjesë të ndryshme te tekstit të jetë implementuar një #hashtag.

2. Hashtag në përfundim të tekstit, ku përshrkimi tekstual në bërtham nuk përmban asnjë hashtag, por hashtags janë inkuadruar fare në fund të kontekstit.

3. Hashtags në komente, këtu pjesa e përshkrimit të përmbajtjes nuk përmban asnjë #hashtag, të gjithëa hashtags që mendohen të përdoren janë shkruar në një koment. Kjo është mënyra më e mirë kur dëshorni që përshrkimi tekstual të jetë í pastêr dhe pjesa e hashtags tëjetë e fshehur, duke mundësuar që postimi të jetë njejt í përhapur për audiencën.

LLOJET ME TE NJOHURA TE HASHTAGSAVE NE INSTAGRAM

Instagram ka kategorizuar hashtagsat në 7 kategori të ndryshme, dhe ato janë:

Hashtags të produkteve apo shërbimeve: këto janë fjalë kyqe që përshkruajn produkt apo shërbimin tuaj, psh #kepuce apo #shërbimekontabiliteti. Niche Hashtags: këto janë më specifik, duke treguar se ne cilen pjese të industrisë përshtateni ju, psh #blogereushqimesh ose #shkruestekstesh.

Hashtags të industrisë dhe komuniteteve: ekzistojnë komunitete në lnstagram, dhe këto hashtags do të ju ndihmojnë që ju ti gjeni dhe ti ndiqni ato. Shembull ju mund të kërkoni për #maraklitkerreve do ta gjeni një komunitet të formuar.

Hashtag të eventeve apo sezoneve: këto hashtags mund ti referohen pushimeve apo sezonave, sikur #diteverore ose mund të perdoren per #ditaeflamurit, #ditaepavarsise etj.

Hashtags të përditshëm: janë hashtags qëë mund tëpërdoren për gjdo ditë të javės, duke ndërlidhur me to ndonjë emocion apo përshkrim, siq janë #SundayFunday #MondayBlues etj.

Hashtags të frazave relevante: këto mund të përmbajnë të gjithë hashtagsat e tjerë, duke ndërlidhur një përshkrim, shembull për këtë është #piktureportrete.

Hashtag akronim: një nga hashtagsat akronim me te njohur eshte #TBT qe është shkurtesë e Throwback Thursday. Këto hashtags përdoren si shkurtesa të njohura nga masa për një përshkrim të caktuar.

Emoji hashtags: këto hashtags përmbajnë figura emotive, të cilat mundohen ta përshkruajn një gjendje emotive të individit që i përdor.