Të kuptosh si funksionon tregu në zonën ku operon dyqani yt, cilët janë konkurrentët kryesorë dhe çfarë kërkojnë klientët që t’i mund t’u ofrosh më mirë.


Çfarë do të mësosh në këtë mësim:

  • Si të analizosh tregun ku ndodhet moboshopi yt
  • Si të zbulosh çfarë kërkojnë klientët
  • Si të analizosh konkurrentët dhe të gjesh boshllëqe që mund t’i mbushësh ti

Hapi 1: Analiza e tregut lokal

Harto përgjigjet për këto pyetje:

  • Ku ndodhet dyqani yt? (lokacion fizik apo online?)
  • Cilat janë kategoritë më të shitura në zonën tënde? (telefona, aksesorë, riparime, etj.)
  • Kush janë klientët më të shpeshtë? (nxënës, studentë, të rritur, teknikë, etj.)

Ushtrim: Dil në terren ose bëj një pyetësor të thjeshtë me klientët që futen në dyqan. Pyeti:

  • Çfarë produkti kërkuat sot?
  • Ku i blini zakonisht pajisjet apo aksesorët?
  • A i blini online apo fizikisht?

Hapi 2: Vëzhgimi i konkurrencës

Identifiko konkurrentët që janë afër jush ose që operojnë në të njëjtin treg online.

Çka të shikosh te konkurrentët:

  • Çfarë produktesh ofrojnë më së shumti?
  • Çmimet e tyre për produktet kryesore
  • Si reklamohen në rrjetet sociale?
  • A kanë oferta të veçanta, garanci apo bonuse?

Ushtrim praktik:
Shkruaj 3 konkurrentë kryesorë. Krahasoni:

Emri Produktet kryesore Çmimi mesatar Ofertat speciale Pikat e forta
Mobishop A iPhone, aksesorë Mesatar -20% çdo të diel Qasje e mirë
Mobishop B Riparime Të larta Garanci 1 vit Shërbim cilësor
Mobishop C Telefona të përdorur Të ulëta 1 aksesor falas Shumë zgjedhje

Hapi 3: Zbulimi i boshllëqeve në treg

  • A ka ndonjë shërbim që nuk po ofrohet nga konkurrentët? (p.sh. pagesa me këste, dërgesë në shtëpi)
  • A ka mungesë të produkteve që njerëzit i kërkojnë shumë? (p.sh. mbrojtëse për modele të reja)

Shembull praktik:

Nëse të gjithë konkurrentët shesin thjesht telefona, ti mund të fokusohesh më shumë në aksesorë me marzh të lartë ose në riparime të shpejta me garanci.