Në këtë video do të mësoni çka është email marketingu
Ka shumë arsye pse Email Marketingu duhet të jetë pjesë e doemosdoshme e strategjisë tuaj të marketingut dixhital. Ne do të diskutojmë se si ekpertët kanë përdorur email marketing si një taktikë thelbësore të strategjisë së tyre dixhitale.
Pyetja e parë që lind në mendjen tonë është – Çfarë është email marketing?
Çfarë është email marketing?
Promovimi i një biznesi duke dërguar email dhe gazeta është ajo që ne e quajmë marketing me email. Në ditët e sotme ne duhet të bëjnë më shumë duke shpenzuar më pak. Poashtu ndërlidhja me audiencën duhet të bëhet në një mënyrë shumë të personalizuar, duke kursyer në buxhet. Tregtarët që janë të mirë në marketingun me email mund të lidhen me klientët e tyre në një mënyrë shumë efektive. Ata do të jenë të suksesshëm në kthimin e investimit (pra Return on Investment) dhe rritjen e të ardhurave në biznes.
Asnjë kategori marketingu nuk e ka jetëgjatësinë sikurse Email Marketing. Ndërsa disa tendenca të marketingut vijnë dhe shkojnë, emaili mbetet kanali më i fuqishëm i disponueshëm për tregtarin modern.
Pse duhet të bëjmë marketing me email?
Email-i është një mjet që pothuajse të gjithë e përdorin sot, dhe ai vazhdon të rritet dhe të jetë më i përhapur në jetën e njerëzve në mbarë botën. Ka tre herë më shumë llogari të postës elektronike sesa llogaritë e Facebook dhe Twitter të kombinuara. Shumë nga marketerë dixhital nga disa prej kompanive më të suksesshme në mbarë botën besojnë se emaili është kanali numër 1 për rritjen e biznesit tuaj.
Si digital marketer, ju keni shumë kanale në dispozicion për të arritur audiencën tuaj, por me kohë dhe burime të kufizuara, duhet t’i jepni përparësi përpjekjeve tuaja. Email marketing është deri tani kanali më efektiv për të tërhequr, angazhuar dhe lidhur me një audiencë për të nxitur shitjet dhe të ardhurat për biznesin tuaj.
Si të bëni marketing me email?
Në mësimet e rradhës ne gjithsesi do ti përfshijmë në detaje strategjitë se si mund të bëni email marketing dhe të përfitoni me shpenzime sa më të vogla.
Si hap i parë që mund ta nderrmerni tani, nëse keni një uebsajt atëher ju mund të krijoni një formular ku vizitorët mund të regjistrohen dhe kështu krijoni një list të emailave të cilëve pastaj mund ti dërgoni në vazhdimësi iformata apo promocione.
Përparësitë dhe mangësitë e marketingut me email
Tabela e mëposhtme liston të mirat dhe të këqijat e marketingut me email –
Në këtë video do të mësoni çka është email marketingu
Përparësitë | Mangësitë |
Email-et drejtojnë trafikun në ueb faqen tuaj. | Shumë e-mail nga shumë kompani të ndryshme. |
Është një mënyrë e lehtë për të arritur klientët mobil. | Filtrat e padëshiruar kapin emailet e marketingut në masë |
Është një nga mënyrat më efektive për të mbajtur klientët të informuar. | Shumë marketing në internet. |
Është e lehtë të personalizohet dhe të integrohet në taktika të tjera marketingu. Email marketing është i lirë. | Butonat e çregjistrimit – kushdo mund ta shtypë lehtësisht. |