Reklamimi në rrejtet e famshme sociale siç është rasti me Facebook, është një hap i dobishëm në skemën tuaj të marketingut. Kjo mund të jetë një mënyrë mjaft e dobishme për shumë kompani anekënd botës, e cila sjell më shumë klientë të rinj dhe më shumë shitje e fitim.
Por, as reklamimi në Facebook nuk duhet të bëhet pa një plan të menduar mirë. Në mënyrë që efektete e një reklame në Facebook-un tuaj apo të biznesit të jenë ashtu siç i dëshironi, bëjeni një plan të mirë të fushatës suaj, duke përfshirë kohën, përmbajtjen, imazhet dhe audiencën, të cilës ia dedikoni.
Sipërmarrësi i njohur Mikal Belicove rekomandon tre hapa të cilat duhet t’i ndiqni, në mënyrë që reklama në Facebook të ju sjellë rezultatet e dëshiruara.
1. Planifikoni kohën e postimit të reklamës në Facebook – Duhet gjetur momentin e duhur për të postuar reklamën në Facebook. Identifikoni kohën më të përshtatshme kur miqtë tuaj gjenden para kompjuterit. Mos u ngutni ta publikoni në një kohë kur numri i vizitorëve nuk është i madh. Komentet e para, janë filli i asaj që ju pret më vonë.
2. Kujdes mesazhin – kujdesuni për përmbajtjen e reklamës. Sigurohuni që pranuesi i mesazhit ta kuptojë qëllimin dhe idenë tuaj. Përveç imazheve apo fotografive, edhe fjalër kanë peshë. Le të jenë të veçanta!
3. Insistoni në mënyrë të sjellshme – Ftoni miqtë të jenë pjesë e ‘veprës’ suaj. Por mos u bëni të bezdisshëm duke ua imponuar çdo ditë reklamën tuaj. Lëreni një pjesë të punës ta bëj vetë reklama.