Fundi i reklamave trandicionale si duket është afruar shumë sidomos më shpërthimin e rrjeteve dhe mediave sociale. Bizneset dhe konsumatorët sot sikur kanë gërshetuar rrugët si kurrë më parë. Ata janë prezentë në të njejtin vend dhe në të njejtën kohë. Kjo vjen si rrjedhojë e nevojës së tyre të përbashkët për të ndërtuar marrdhënie sa më të thjeshta dhe atraktive, pa mërzitur asnjërën palë.

Ashtu siç ne ndërrojmë miqësi varësisht periudhave kohore, edhe gjenerata të tëra reklamuesish duhet të planifikojnë ndërrimin e skenarëve të tyre të marketingut dhe konceptet e ndërtimit të marrëdhënieve me klientët. Ata duhet të mendojnë mënyra më innovative të ndërveprimit me klientët aktualë dhe ato potencialë në të njejëtn kohë. Gjithnjë duhet menduar në potencialen.

Reklamat bashkëkohore janë më të lehta, më të zëshme, më të pashme. Por më pak të kushtueshme! Me ardhjen e www (world wide web) ka aq shumë informacione dhe imazhe për të absorbuar, por aq pak kohë për t’i marrë ato. Filozofia e marketingut sot është rruga sit ë jesh në radhë për t’u parë, dëgjuar apo klikuar nga konsumatori, sesa sasia e prezencës me reklamë.

Ekspertët e marketingut të Entrepreneur, mendojnë se inovacioni teknologjik dhe personalizimi i nevojave të konsumatorëve në reklamë kanë bërë që format e vjetra të reklamimit të vihen buzë fundit, duke ia lëshuar radhën marketingut në lëvizje, I zgjuar 24 orë. Madje syhapur gjithnjë!