Fundvjeshta është periudhë vendimtare për të siguruar që kolonitë të hyjnë të forta në dimër. Shumë bletarë pyesin nëse është e nevojshme të japin shurup në këtë fazë.
📚 Mëso kur të duash dhe nga kudo që je. Regjistrohu sot dhe hap derën e të gjitha kurseve në Mesoni Online. 👉 Vizito kategoritë
Ushqimi me shurup mund të jetë i nevojshëm nëse:
- Kosherja nuk ka mjaft rezervë ushqimore (nën 10–12 kg mjaltë).
- Ka pasur mungesë nektari në zonë.
- Kolonia është më e dobët dhe ka nevojë të forcohet para dimrit.
Nuk rekomandohet të jepet shurup shumë vonë, kur temperaturat ulen shumë, sepse:
- Bletët nuk e përpunojnë dot mirë shurupin.
- Rrit rrezikun e lagështisë në kosherë.
- Mund t’i stresojë familjet në prag të dimërimit.
Po ju si veproni? Ushqeni bletët me shurup në fund të vjeshtës apo vetëm kontrolloni rezervat?
Për më shumë këshilla për bletari, hyni në grupin në Facebook.
