Pyetja më e shpeshtë që e mar nga individet është: Qysh me rrit biznesine mos me shpenzu shumë?
Po mundesh… vetëm se mos harro që: Ti merr aq sa paguan.
HAPI 1. PLANIFIKIMI
Merreni një letër dhe një laps dhe filloni ta mendoni mirë produktin që do ta promovoni, periudhën që doni ta promovoni atë product dhe buxhetin që mendoni ta harxhoni për të. Kjo do të ju ndihmoj të analizoni më mirë për promocionin.
✅ Fito njohuri të reja çdo javë! Bashkohu me grupin dhe qëndro i informuar. 🔗 Anëtarësohu tani
HAPI 2. DIZAJNI
Prezentoni sa më mirë dhe bëjeni një dizajn sa më tërhjekës për syrin e shikuesit. Sa më shumë individ që të kalojnë kohë duke e analizuar dizajnin tuaj, aq më pak do të ju kushtoi promocioni, dhe do të ndikoj në shitje direkte.
HAPI 3. AUDIENCA
Gjat përzgjedhjes së audiencës mundohuni tëjepni sa më shumë detaje, mbi demografinë, gjuhën, lokacionin, apo preferencat tjera. Mos tju habis fakti që sa më të precizuar qëe bëni audiencën, as mëi vogël do të mund të jetë numri potenciali atyre që do ta shohin promocionin tuaj. Realisht sadopak që mund të ju duken, ata jan me potencialët për ta blerë produktin apo shërbimin tuaj.
📢 Reklamo në këtë kategori dhe bëhu i dukshëm për mijëra vizitorë çdo javë! Kontaktoni tani
HAPI 4. BUXHETI
Gjat përpilimit të buxhetit, përcaktojeni atë të kufizuar në ADS Manager, me vetëm 1€. Nëse të gjitha paramentrat e më sipërm i bëni sa më të përpikta dhe të detajuara, atëher ju do ta ulnit sa më shumë cmimin e promocionit, duke bërë që me një buxhet kaq të ulët ditor, të arrini një audiencë të mjaftueshme.