Shumë shoferë, sidomos në dimër, e ndezin veturën dhe e lënë disa minuta “me u nxehë” para se me u nis. Por a është kjo vërtet e nevojshme sot?

Çka ndodh realisht kur e ndezim veturën?

  • Motorët modernë janë të dizajnuar me punu mirë edhe në temperatura të ulëta.
  • Vaji i motorit qarkullon pothuajse menjëherë pas ndezjes.
  • Nxehja më efikase e motorit ndodh gjatë vozitjes së lehtë, jo në vend.

Pse nuk preferohet me e lënë gjatë në vend?

  • Harxhon karburant pa nevojë.
  • Mund të krijojë depozita (sidomos te motorët benzinë).
  • Motorit i duhet më shumë kohë me arrit temperaturën optimale.

Bashkohu në grupin në Facebook Bota e Automjeteve 🚗
Mbi 5200 anëtarë po ndajnë këshilla dhe eksperienca – hyr edhe ti!

Çka rekomandohet?

  • Ndeze veturën dhe prit 30–60 sekonda.
  • Nisu me vozitje të qetë, pa rrotullime të larta.
  • Nxemjen në kabinë mundesh me e lëshu, por mos prit që motori “me u nxehë” në vend.

Po në dimër të ftohtë?

Edhe në temperatura shumë të ulëta, rregulli është i njëjtë: pak pritje, pastaj vozitje e butë. Kjo është më e shëndetshme për motorin.

ℹ️ Ky postim është me karakter informues dhe edukativ. Për raste specifike, konsultohuni me profesionistë të fushës.