Industria e veturave elektrike po hyn në një fazë të re – dhe kompania BYD po e shtyn këtë ndryshim më shumë se kushdo tjetër.
Sipas zhvillimeve të fundit, BYD ka prezantuar një teknologji të re të quajtur “flash charging”, e cila premton të ndryshojë mënyrën si i shohim veturat elektrike.
Çfarë e bën këtë kaq të veçantë?
- Karikim nga 20% në 97% për më pak se 12 minuta
- Autonomi deri në 777 km me një karikim
- Infrastrukturë e re me mbi 20,000 stacione karikimi në plan
Me fjalë të thjeshta: koha e karikimit po afrohet shumë me kohën që na duhet për të mbushur një veturë me benzinë.
📝 Po kërkon veturë me qera? Hyni në grupin Vetura me qera, postoni datat, qytetin dhe buxhetin – pronarët ju kontaktojnë direkt.
Pse është kjo e rëndësishme?
Një nga pengesat kryesore për blerjen e veturave elektrike ka qenë gjithmonë:
- “Sa kohë duhet me u mbush bateria?”
- “A mbes pa rrymë në rrugë?”
Kjo teknologji synon pikërisht këtë problem – duke e bërë përdorimin e veturave elektrike shumë më praktik për përdorim të përditshëm.
Çfarë do të thotë kjo për tregun?
- Konkurrencë më e madhe për kompani si Tesla dhe prodhuesit evropianë
- Rritje më e shpejtë e adoptimit të veturave elektrike
- Mundësi që veturat me benzinë të humbin avantazhin kryesor: shpejtësinë e furnizimit
Bashkohu në grupin në Facebook “Bota e Automjeteve” 🚗
Mbi 5200 anëtarë po ndajnë këshilla dhe eksperienca – hyr edhe ti!
Nëse kjo teknologji implementohet në shkallë të gjerë, mund të jetë momenti kur shumë njerëz që hezitojnë për EV-të, më në fund do të bëjnë kalimin.
Pyetje për ju:
A do të kalonit në veturë elektrike nëse karikimi do të zgjaste vetëm 10-12 minuta?
