Shumë shoferë përballen me këtë problem, sidomos gjatë dimrit apo në ditë me shi. Xhamat që mjegullohen nuk janë vetëm bezdi, por edhe rrezik për sigurinë në vozitje.
Arsyeja kryesore është lagështia brenda veturës. Kur ajri i ngrohtë dhe i lagësht brenda makinës bie në kontakt me xhamin e ftohtë, krijohet kondensim – dhe kjo është ajo mjegull që shihni.
Disa arsye konkrete pse ndodh kjo:
- Rrobat e lagura (sidomos në dimër)
- Frymëmarrja e pasagjerëve
- Uji i futur nga këpucët
- Filtri i kabinës i bllokuar
- Mungesa e ventilimit të duhur
📝 Po kërkon veturë me qera? Hyni në grupin Vetura me qera, postoni datat, qytetin dhe buxhetin – pronarët ju kontaktojnë direkt.
Si ta zgjidhni këtë problem?
- Aktivizoni ventilimin dhe drejtoni ajrin kah xhamat
- Përdorni kondicionerin (po, edhe në dimër!)
- Pastroni xhamat rregullisht nga brenda
- Ndërroni filtrin e kabinës
- Mos lini gjëra të lagura brenda veturës
Një këshillë e thjeshtë: hapni pak dritaret për disa minuta që të qarkullojë ajri.
