SHENJAT NË VETURË – START / STOP SYSTEM
Kjo shenjë tregon se sistemi Start/Stop është aktiv.
Ky sistem fik automatikisht motorin kur vetura ndalet (p.sh. në semafor) dhe e ndiz përsëri kur shtyp gazin ose lironi frenën.
Pse ekziston ky sistem?
- Ul konsumimin e karburantit
- Redukton ndotjen e ajrit
- Kursen karburant gjatë ndalesave
Kur funksionon?
Sistemi zakonisht aktivizohet kur:
- Veturën e ndalon plotësisht
- Pedali i frenës është i shtypur
- Bateria është në gjendje të mirë
- Motori është në temperaturë normale
Kur mund të mos funksionojë?
Start/Stop mund të mos aktivizohet nëse:
- Bateria është e dobët
- Klima është në maksimum
- Motori është shumë i ftohtë
- Sistemi është çaktivizuar me buton
A është problem?
Jo. Kjo është vetëm funksion normal i veturës.

