Një nga faktorët që shpesh neglizhohet në bletari është ventilimi i mirë i kosherës. Bletët kanë nevojë për ajër të pastër për të mbajtur temperaturën dhe lagështinë e duhur brenda kolonisë.

Gjatë pranverës dhe verës, kur kolonia rritet dhe aktiviteti bëhet më i madh, në kosherë krijohet shumë nxehtësi dhe lagështi. Nëse nuk ka ventilim të mirë, mund të ndodhin disa probleme:

  • Rritet lagështia brenda kosherës
  • Xhvillohen më lehtë sëmundjet dhe myku
  • Bletët harxhojnë shumë energji për të freskuar kosherën

Bletët shpesh ventilojnë kosherën duke rrahur krahët në hyrje për të krijuar qarkullim ajri. Por edhe bletari duhet të ndihmojë duke siguruar kushte të mira.

Këshillë për bletarët:
Sigurohuni që hyrja e kosherës të mos jetë e bllokuar dhe përdorni dysheme të përshtatshme ose hapësirë ventilimi, veçanërisht në periudhat e nxehta.

Një kosherë me ventilim të mirë ndihmon në koloni më të shëndetshme dhe prodhim më të mirë të mjaltit.

Shikoni këtu të gjitha postimet për bletari.