Një udhëtim i mirë fillon shumë para nisjes. Për të shmangur stresin dhe surprizat e pakëndshme, ndiq këtë checklist të thjeshtë:
1. Dokumentet
- Kontrollo vlefshmërinë e pasaportës (zakonisht min. 6 muaj).
- Verifiko nëse kërkohet vizë.
- Bëj kopje fizike dhe digjitale të dokumenteve.
2. Buxheti & Pagesat
- Informohu për monedhën lokale.
- Aktivizo kartelën për përdorim jashtë vendit.
- Planifiko shpenzimet ditore (akomodim, ushqim, transport, aktivitete).
3. Rezervimet
- Konfirmo biletat e avionit.
- Ruaj adresën dhe kontaktin e akomodimit.
- Kontrollo orarin e check-in / check-out.
4. Bagazhi
- Paketim sipas motit dhe kulturës lokale.
- Respekto rregullat e bagazhit të linjës ajrore.
- Merr me vete power bank dhe adaptor universal.
5. Teknologjia
- Kontrollo roaming ose eSIM.
- Shkarko aplikacione për harta, transport dhe përkthim.
- Ruaj offline dokumentet e rëndësishme.
6. Siguria
- Merr sigurim udhëtimi.
- Informohu për zonat që duhen shmangur.
- Njofto familjen për itinerarin.
Sa më mirë të përgatitesh, aq më shumë do ta shijosh udhëtimin.
