Me pak disiplinë dhe zgjedhje të mençura, kursimi është i mundur për secilin. Ja disa hapa konkretë që funksionojnë në përditshmëri:

✅ Bëje një buxhet mujor
Shkruaji shpenzimet fikse (qira, rrymë, internet) dhe cakto limit për ushqim & argëtim.

✅ Blej me listë
Shmang blerjet impulsive – lista të shpëton para çdo javë.

✅ Përdor ofertat & zbritjet
Supermarketet kanë aksione javore – planifiko blerjet sipas tyre.

✅ Redukto shpenzimet e panevojshme
Kafe çdo ditë jashtë? Provo ta përgatisësh në shtëpi disa ditë në javë.

✅ Krahaso çmimet online
Para se të blesh pajisje apo shërbime, krahaso ofertat.

✅ Vendos një qëllim kursimi
Edhe 20–50€ në muaj bëjnë diferencë në fund të vitit.

💬 Po ti, cila këshillë të ka funksionu ma së miri?