Nëse keni një ueb faqja që shisni online, ju e dini se sa e rëndësishme është faqja juaj në internet. Mund të ndikojë në shkallën tuaj të konvertimit, mënyrën se si klientët tuaj e perceptojnë markën tuaj dhe mund të rrisë mundësinë e shitjeve. Kjo është arsyeja pse vëmendja për detajet është e rëndësishme.
Në mënyrë që të krijoni atë faqe interneti tuaj të përsosur, duhet të vendosni veten në vendin e klientëve tuaj dhe të mendoni se çfarë presin ata kur vizitojnë faqen tuaj në internet. Në fund të ditës, a është atje për t’i shërbyer atyre dhe për të siguruar të gjithë informacionin që mund të kenë nevojë.
Ne duam t’ju ndihmojmë me këtë dhe t’ju kursejmë nga shpenzimi i orëve duke menduar se si mund ta përsosni faqen tuaj të internetit. Kështu që këtu janë 5 këshilla që mund t’ju ndihmojnë.
A jeni jeni gati ta çoni faqen tuaj në nivelin tjetër?
- Ueb faqja e juaj duhet të përmbajë fotografi dhe video me kualitet profesional.
- Në vitin 2021, ueb faqja juaj duhet me qenë e përshtatshme edhe për telefon, tani më nuk është një luks por është e domosdoshme.
- Përdoruesit vlerësojnë listat e dëshirave (Wish lists) më shumë sesa mendoni.
Sidomos nëse produkti juaj është në anën e kushtueshme dhe ata duhet të kursejnë disa monedha së pari!
Plus, ata mund të drejtojnë më shumë trafik falas nëse klientët i ndajnë ato me familjen dhe miqtë. - Duhet të jetë miqësor ndaj përdoruesit dhe të ndërtojë besim.
Përfshini politikën e kthimit, kontaktin, informacionin e transportit, etj.
Klientët mund të bëhen mjaft të dyshimtë nëse nuk e gjejnë këtë në faqen tuaj të internetit - Kur blejn nga faqja juaj e internetit, veçanërisht nëse është hera e tyre e parë që blejnë nga ju, klientët do të kenë shumë pyetje.
Kjo është ajo ku Pyetjet e Shpeshta (FAQ) mund të jetë shumë të dobishme dhe do t’ju kursejn kohën.