Mbajtja e shtëpisë gjithmonë të pastër nuk do të thotë patjetër punë e lodhshme çdo ditë. Mjafton të krijoni disa zakone të vogla e të thjeshta që ju ndihmojnë ta mbani pastërtinë pa shumë mund. Ja disa truke praktike që mund t’i aplikoni menjëherë:
1. Sistemo çdo gjë menjëherë
Mos e lejo rrëmujën të grumbullohet. Çdo send që e përdorni – ktheni në vendin e vet menjëherë. Kjo vlen për veshje, enë, lodra apo çfarëdo tjetër.
2. Fshij sipërfaqet çdo ditë
Kaloni me një leckë të lagur sipërfaqet e tavolinës, banakut të kuzhinës dhe mobiljeve që përdoren më shpesh. Kjo zgjat vetëm 5 minuta, por ndihmon shumë në mbajtjen e pastërtisë.
3. Mbaje këpucarin afër derës
Në hyrje të shtëpisë vendos këpucarin ose një shportë për këpucë. Mos lejoni askënd të hyjë me këpucë brenda – kështu shmangni shumë papastërti.
4. Shkund jastëkët dhe batanijet
Shkund jastëkët, mbulesat apo batanijet të paktën 2-3 herë në javë. Hiqet pluhuri dhe freskohet ambienti.
5. Përdor kutia për organizim
Përdor kuti apo shporta për të organizuar gjërat e vogla si: lodra, karikues, stilolapsa, etj. Organizimi sjell pastërti vizuale.
6. Pastrimi i banjos çdo ditë 2 minuta
Mjafton t’i fshini me një letër të lagur lavamanin, pasqyrën dhe WC-në çdo ditë. Do të duket gjithmonë e pastër pa shumë mund.
7. Ajros ambientin çdo ditë
Hap dritaret çdo ditë për të paktën 10-15 minuta. Ajrosja largon aromat e pakëndshme dhe freskon hapësirën.
8. Fshij pluhurin një herë në javë
Zgjidh një ditë në javë dhe kalo lehtë mbi mobilje për të larguar pluhurin. Nuk lejohet të grumbullohet shumë.
9. Fshij dyshemenë shpejt çdo mbrëmje
Kaloni një fshesë elektrike ose mop të shpejtë çdo darkë. Pastaj të nesërmen zgjoheni në një shtëpi të pastër.
10. Zbraz koshat e plehrave rregullisht
Mos lejoni që plehrat të mbushen shumë ose të qëndrojnë me ditë të tëra. Zbrasja e shpeshtë mban erën e mirë në shtëpi.
Përfundim
Sekreti i një shtëpie gjithmonë të pastër nuk është të pastrosh me orë të tëra çdo ditë — por të aplikosh zakone të vogla dhe të thjeshta. Filloni me këto 10 truke dhe do ta shihni ndryshimin shumë shpejt!