Gjatë ditëve të nxehta, trupi punon më shumë për të ruajtur temperaturën dhe për t’u hidratuar. Disa ushqime mund ta rëndojnë organizmin dhe të rrisin ndjesinë e lodhjes apo dehidratimit. Ja cilat është mirë t’i kufizosh:

  • Ushqimet shumë të yndyrshme dhe të skuqura, pasi janë të rënda për tretje
  • Mishrat e përpunuar (suxhuk, sallam), që përmbajnë shumë kripë
  • Ushqimet shumë pikante që rrisin temperaturën e trupit
  • Fast food-i, që zakonisht është i rëndë dhe me pak vlera ushqyese
  • Ëmbëlsirat me shumë sheqer që mund të shkaktojnë lodhje dhe etje
  • Pijet me gaz dhe me shumë sheqer që nuk hidratojnë si duhet
  • Alkooli, pasi dehidraton trupin
  • Kafeja në sasi të mëdha, që ndikon në humbjen e lëngjeve
  • Ushqimet shumë të kripura që rrisin ndjesinë e etjes

Zgjedhja e ushqimeve të lehta dhe të freskëta gjatë verës është çelësi për t’u ndjerë mirë. Sa më shumë të ndihmosh trupin me ushqim të përshtatshëm, aq më lehtë do ta përballosh vapën.