Një udhëtim i mirë fillon shumë para nisjes. Për të shmangur stresin dhe surprizat e pakëndshme, ndiq këtë checklist të thjeshtë:


1. Dokumentet

  • Kontrollo vlefshmërinë e pasaportës (zakonisht min. 6 muaj).
  • Verifiko nëse kërkohet vizë.
  • Bëj kopje fizike dhe digjitale të dokumenteve.

2. Buxheti & Pagesat

  • Informohu për monedhën lokale.
  • Aktivizo kartelën për përdorim jashtë vendit.
  • Planifiko shpenzimet ditore (akomodim, ushqim, transport, aktivitete).

3. Rezervimet

  • Konfirmo biletat e avionit.
  • Ruaj adresën dhe kontaktin e akomodimit.
  • Kontrollo orarin e check-in / check-out.

4. Bagazhi

  • Paketim sipas motit dhe kulturës lokale.
  • Respekto rregullat e bagazhit të linjës ajrore.
  • Merr me vete power bank dhe adaptor universal.

5. Teknologjia

  • Kontrollo roaming ose eSIM.
  • Shkarko aplikacione për harta, transport dhe përkthim.
  • Ruaj offline dokumentet e rëndësishme.

6. Siguria

  • Merr sigurim udhëtimi.
  • Informohu për zonat që duhen shmangur.
  • Njofto familjen për itinerarin.

Sa më mirë të përgatitesh, aq më shumë do ta shijosh udhëtimin.