Nëse ke MacBook Neo dhe po ndjen që po ngadalësohet, nuk je i vetmi. Edhe pse është një laptop shumë i mirë për çmimin, ka disa limite në performancë – sidomos me RAM dhe hapësirën.

Ja disa mënyra praktike për ta bërë më të shpejtë 👇

1. Liro hapësirë në disk (Storage)
Sa më pak hapësirë e lirë, aq më i ngadalshëm bëhet laptopi.

  • Fshij file të panevojshme
  • Aktivizo “Optimize Storage”
  • Përdor iCloud për ruajtje

Kjo është një nga mënyrat më efektive për përmirësim të menjëhershëm.

Bashkohu në grupin në Facebook Bota e Automjeteve 🚗
Mbi 5200 anëtarë po ndajnë këshilla dhe eksperienca – hyr edhe ti!

2. Mbyll aplikacionet që nuk i përdor
Shumë aplikacione në background = më pak performancë.

  • Kontrollo Activity Monitor
  • Mbyll app-et që konsumojnë RAM/CPU

3. Menaxho Startup Apps
Disa aplikacione hapen automatikisht kur ndizet Mac.

  • Shko te Settings → Login Items
  • Largo ato që nuk të duhen

4. Mbaje sistemin të përditësuar
Update-et e macOS shpesh përmirësojnë performancën dhe stabilitetin.

5. Rinis (Restart) herë pas here
Një restart i thjeshtë mund të pastrojë memorien dhe të rrisë shpejtësinë.

🏡 Kërkoni villa me qera 🔗 Kërkoni këtu


💡 Bonus tip:
MacBook Neo ka vetëm 8GB RAM dhe nuk mund të upgrade-ohet, prandaj optimizimi është shumë i rëndësishëm për përdorim të përditshëm.


Nëse e përdor për punë të lehta (browser, dizajn bazik, Office), këto hapa mund ta bëjnë të ndihet si i ri.


👉 A e ke provu ndonjë nga këto? Cili ka funksionu më mirë për ty?