Është shumë e rëndësishme që të bëhet organizimi i emailave pasi ato të mblidhen. Gjithqka që ju duhet të bëni për ta organizuar si duhet një Email List është që ti regjistroni të gjithë emailat e mbledhur në një listë, kështu që në fund, ju i keni të gjithë të abonuarit në një dokument.

Unë personalisht preferoj të përdor MS Excel për të krijuar një listë. Pasi të mbushim listën, ne na duhet ti eksportojmë në një text file apo  CSCV varësisht nga programi që ju përdorni për të dërguar email.

Poashtu ju mund të konvertoni një tabel Excel duke përdorur komandën Save As dhe duke përdorur opsionin përkatës.

Formatimi i emaileve

Kjo është pjesa kryesore për të pastruar listën tuaj nga adresat e këqija dhe jo aktive. Mund të ketë shumë adresa emaili të shkruara gabimisht në listën tuaj. Disa gabime shtypi, gabime sintaksore etj, mund të gjinden në një listë të vjetër të emailave. Mesatarisht, rreth 22.5% e email adressave çaktivizohen, bllokohen ose fshihen çdo vit, dhe kjo nuk ajo që ju duhet, dhe për këto arsyje ju duhet që të formatoni emal litën tuaj.

Vlerësimi

Përderisa jeni duke e ndjëkur këtë kurs, me siguri mendoni se jo gjdo pjes duhet lexuar. Por sinqerisht kjo pjesë është e rëndësishme për të ju shmangur problemeve si spammer ose për tu futur në listën e zezë.

Nëse ju jeni duke paguar shërbime si Mail Chimp, Aweber etj, atëher ky nuk do të jetë problem dhe nuk do të ishtë i nevojshëm. Por nësë keni një listë me mijëra email, dhe i dërgoni ato vetë, ju sygjeroj që të ndiqni secilin hap të këtij kursi me kujdes, në mënyrë që gjdo kampanjë marketingu me email të ketë suksës dhe të sjell rezultate.

Rregullojra Opt-in

Një rregullore Opt-in kërkon që konsumatori potencial, të vetë-zgjedh shërbimin që ata duan të abonohen për të pranuar email, dhe sesi informatat që ata ofrojnë përdoren. Ndryshe kjo njihet si marketing i bazuar në leje apo [premission-based marketing].

Siç edhe kemi diskutuar në kurset paraprake, ka shumë mënyra për te mbledhur email adresat, duke përdorur Call-To-Action, duke ofruar ndonjë shpërblim sikurse kontenti premium etj. Përderisa këto metoda janë ti mira, abonuesit duan të dinë edhe se si shfrytëzohen të dhënat që ata i forojnë, dhe këtu duhet të ketë transparencë, duke spjeguar në detaje se si ato të dhëna do të procesohen, dhe ku do të shfrytëzohen.

Rregullorja Opt-out

Rregullorja Opt-out ju mundëson konsumatorëve që ata të mund të qregjistrohen nga abonimi i emailave, nëpërmjet një butoni [Unsibscribe].

Do të ketë raste kur ju do të keni përsona që asnjëher nuk janë regjistruar në listën e emailave, dhe nuk kan kurrfar interesimi në pranimin e emailave nga ana juaj.

Personalisht nuk do të ju rekomandoja që të marketingu juaj me email të jetë i vrazhdë, duke dërguar email të përditshëm bezdisës.