Motorët e kërkimit përformojnë disa aktivitete në mënyrë që të sjellin rezultatin e kërkuar.
- Crawling – thirret procesi i mbledhjes së të gjith linqeve të uebsajteve. Ky veprim performohet nga një softuer i quajtur, crawler ose spider (ose Googlebot, në rastin e Google).
- Indexing – është procesi i indeksimit të të gjitha të dhënave nga faqet, dhe ruajtjen e këtyre të dhënave në nje databazë gjigante ku më vonë mund të rishikohet. Në esencë, procesi i indeksimit është identifkimi i fjalëve dhe shprehjeve që e përshkruajn më së mirë faqen, dhe ti vendos faqes fjalët kyçe.
- Procesimi – ndodh kur një kërkesë bëhët në motorrin e kërkimit, dhe motorri i kërkimit e proceson atë, p.sh motorri i kërkimit merr pjesët fjalës/fjalisë që është shtypur për kërkim dhe e krahason atë me indeksin e faqeve në databazë.
- Kalkulimi i rlevancës – ka shumë gjasë që më shumë se një faqe përmban fjalën/fjalinë e kërkuar, kështu që motorri i kërkimit fillon kalkulimin e relevacës për secilën faqe që gjindet në faqen e indeksimit.
- Marrja e rezultateve – hapi i fundit në aktivitetet e motorrit të kërkimit është marrja e rezultateve që përputhen më së miri me kërkimin e bërë. Thënë thjeshtë, bën vendosjen e rezultateve në shfletues.
Motorrët e kërkimit siç janë Google dhe Yahoo! shpesh përditësojnë algoritmet e relevancës disa herë në muaj. Kur you shihni ndryshime në renditjen tuaj, kjo ndodh për shkak të ndryshimeve algoritmike apo për arsye tjera të cilat ju nuk i keni nën kontroll.
Edhe pse të gjithë motorrët e kërkimit punojnë në të njejtin princip, diferencat e vogla që kanë në algoritmet e relevancës ndikojnë në dallime të mëdha në relevancën e rezultateve.