Kungulli është shumë i shëndetshëm dhe i pasur me vitamina, por edhe i lehtë për t’u përfshirë në receta që fëmijët i duan. Ja disa ide të thjeshta dhe të shijshme:
- Pure kungulli – zieje kungullin dhe shtypje derisa të bëhet kremoz; mund të shtosh pak qumësht ose mjaltë për shije më të mirë
- Petulla me kungull – përziej kungull të zier me vezë, miell dhe pak sheqer, pastaj skuq në formë petullash të vogla
- Kek me kungull – një ëmbëlsirë e butë dhe e shëndetshme që fëmijët e adhurojnë
- Supë krem kungulli – e lehtë për tretje dhe shumë ushqyese
- Smoothie me kungull dhe banane – kombinim i ëmbël dhe plot energji
- Biskota me kungull – ideale për snack të shëndetshëm gjatë ditës
- Kungull i pjekur në furrë – i thjeshtë, i ëmbël dhe shumë i shijshëm
- Makaronat me salcë kungulli – mënyrë kreative për ta futur kungullin në një pjatë të preferuar
Këto receta janë të thjeshta për t’u përgatitur dhe një mënyrë e shkëlqyer për t’i bërë fëmijët të konsumojnë më shumë ushqime të shëndetshme pa e kuptua
