Sipas raportimeve të fundit, çmimet e SSD-ve janë në rritje dhe mund të vazhdojnë të rriten edhe më tej gjatë 2026. Arsyeja kryesore lidhet me kërkesën shumë të madhe për memorie në industrinë e AI.
Pse po rriten çmimet?
- Kërkesa e madhe nga AI dhe data centers po konsumon pjesën më të madhe të prodhimit të memorieve
- Ka mungesë globale të NAND flash (komponenti kryesor i SSD-ve)
- Prodhuesit po fokusohen më shumë te produktet më fitimprurëse (servera, enterprise) sesa te tregu i konsumatorëve
📚 Mëso kur të duash dhe nga kudo që je. Regjistrohu sot dhe hap derën e të gjitha kurseve në Mesoni Online. 👉 Vizito kategoritë
Sa janë rritur çmimet?
- Disa SSD janë rritur deri 50–60% në disa raste
- Në përgjithësi, pritet që RAM + SSD të rriten deri në 130% gjatë 2026
📚 Regjistrohu sot dhe fito qasje në mbi 80 kurse apo 3,800+ mësime në një platformë të vetme.
Çfarë do të thotë për përdoruesit?
- Laptopët dhe PC-të mund të bëhen më të shtrenjtë
- Upgrade i storage mund të kushtojë shumë më tepër se më parë
- Mund të jetë ide e mirë të blesh SSD tani nëse po planifikon upgrade
