Ja pse Cloudflare është pothuajse i domosdoshëm për çdo projekt WordPress që ndërton — qoftë për klientë apo për faqet e tua personale.
1. Rrit shpejtësinë e faqes pa plugin-e shtesë
WordPress shpesh ngarkohet ngadalë kur ke shumë plugin-e ose trafik të madh.
Cloudflare:
- shpërndan faqen në servera globalë (CDN)
- e shfaq për vizitorët nga lokacioni më i afërt
- kompreson automatikisht skedarët (CSS/JS/Images)
Rezultati:
Hapje më e shpejtë, pozicionim më i mirë në Google dhe eksperiencë më e mirë për vizitorin.
2. Siguri e fortë për WordPress pa pagesë
WordPress është platformë e shpeshtë për sulme. Cloudflare ofron:
- Firewall për bot-et dhe trafik të dyshimtë
- Mbrojtje DDoS (sulme që tentojnë me e rrëzu faqen)
- ReCaptcha dhe Challenge kur dikush duket i dyshimtë
- Filtrim të IP-ve me rrezik
Dhe e bën këtë pa ngarkuar serverin tënd.
📚 Regjistrohu sot dhe fito qasje në mbi 80 kurse apo 3,800+ mësime në një platformë të vetme.
3. SSL falas për çdo faqe
Në vend se të blesh SSL nga hosti:
Cloudflare → jep HTTPS falas me një klik.
- rrit besimin e vizitorëve
- rrit ranking në Google
- s’ke nevojë të rinovosh certifikata
4. Uptime më i lartë (faqja nuk bie lehtë)
Cloudflare ka funksionin:
➡️ Always Online
Nëse serveri yt bie përkohësisht, Cloudflare shfaq versionin e ruajtur të faqes — vizitorët shohin që faqja punon, edhe nëse hosti ka problem.
5. Kursen koston e hostimit
Kur Cloudflare bën caching:
- shumë pjesë të faqes merren nga serverat e Cloudflare
- serveri yt përdor më pak CPU dhe RAM
- hosting-u yt nuk mbingarkohet
Edhe paketa të lira të Hostinger punojnë më mirë me Cloudflare.
📚 Mëso kur të duash dhe nga kudo që je. Regjistrohu sot dhe hap derën e të gjitha kurseve në Mesoni Online. 👉 Vizito kategoritë
6. Kontroll total mbi trafikun
Brenda Cloudflare mund të:
- bllokosh IP të caktuara
- kufizosh shtetet që nuk duhen
- kontrollosh bot-et
- analizosh trafikun
Këto gjëra WordPress nuk i ofron natyralisht.
7. Integrim perfekt me Hostinger + WordPress
Cloudflare është shumë i thjeshtë për ta aktivizuar:
- thjesht ndërron DNS-in
- nuk ndryshon asgjë në WordPress
- punon me të gjitha temat dhe plugin-et
8. Profesionale për klientë
Nëse ti punon me:
- WordPress
- UI/UX
- Klientë që kanë biznese
Përdorimi i Cloudflare të bën të dukesh më profesional, sepse faqet:
- hapen më shpejt
- janë më të sigurta
- kanë uptime më të lartë
- duken si faqe të ndërtuara “enterprise-level”
Cloudflare = Siguri + Shpejtësi + Stabilitet + Optimizim falas.
Për çdo projekt WordPress që ndërton, është një nga gjërat më të thjeshta dhe më të fuqishme që mund të aktivizosh.
