Eventet ndahen në kategori të ndryshme, në varësi të qëllimit, audiencës dhe natyrës së ngjarjes. Një event menaxher duhet të dijë dallimet mes tyre sepse secili lloj kërkon stil të ndryshëm planifikimi dhe organizimi.


1) Evente Korporative

Këto evente organizohen nga kompani, organizata ose institucione.

Shembuj:

  • Konferenca
  • Trajnime dhe workshop-e
  • Lansime produktesh
  • Seminare biznesi
  • Gala dinner i kompanive

Këto evente zakonisht kanë qëllime profesionale, marketingu ose networking.


2) Evente Private

Këto janë evente personale dhe shpesh familjare, të organizuara për raste të veçanta.

Shembuj:

  • Dasma
  • Ditëlindje
  • Fejesa
  • Baby Shower
  • Festa familjare në shtëpi

Këto zakonisht fokusohen te emocioni, atmosfera dhe personalizimi.


3) Evente Publike

Këto organizohen për audiencë më të gjerë dhe zakonisht janë të hapura për publikun.

Shembuj:

  • Evente komunale
  • Panaire tregtare
  • Expot
  • Hapje të qendrave tregtare

Në këto evente planifikimi i sigurisë dhe menaxhimi i publikun është shumë i rëndësishëm.


4) Festivale

Festivale janë evente më të mëdha, shpesh shumëditore dhe shumë-tematike.

Shembuj:

  • Festivale muzike
  • Festivale kulinare
  • Festivale kulturore
  • Festivale të filmave

Këto kërkojnë planifikim të avancuar, koordinim me sponsore, media dhe shumë furnitorë.


Shembull

Shembull: Ti si event menaxher mund të organizosh:

  • një konferencë biznesi për një kompani të madhe (event korporativ)
  • një dasëm për një çift (event privat)
  • një panair pune për publikun e gjerë (event publik)
  • një festival të muzikës së rock-ut me 3 skena dhe sponsora (festival)

Secili prej këtyre kërkon planifikim krejtësisht ndryshe – buxheti ndryshon, furnitorët ndryshojnë, marketingu ndryshon, dhe mënyra si menaxhon logjistikën është e veçantë për secilin.